Të gjitha njoftimet

Cineplexx” bën hapjen madhështore edhe në Prizren, adhuruesit e filmave nxitojnë në kinemanë më të re në këtë qytet

Në prezencë të qindra mysafirëve, të enjten është hapur kinemaja Cineplex në Galeria Shopping Mall, në Prizren.

Kjo është kinemaja e 56 -të e këtij brendi botëror që po hapet. Pas tri viteve që ka filluar punën në kryeqytetin kosovar, Cineplex hap pikën e dytë në Prizren. Deri më tani janë regjistruar mbi 1 milion shikues në Cineplexx në Kosovë. Investimi i kinemasë Cineplexx në qytetin jugor ka kushtuar 4 milionë euro. Drejtori i Cineplexx Kosova, Milazim Salihu ka theksuar se ka shumë arsye se ose është zgjedhur Prizreni që të hapet pika e dytë e këtij brendi botëror. 

Sipas tij, Prizreni është qytet që lidhë Kosovën me Shqipërinë, ku sipas tij, Cineplexx tash është më afër edhe banorëve të qyteteve veriore të Shqipërisë.

“Prizreni mendoj do të thejë rekordė me Cineplexx, sikurse Prishtina”, ka shtuar Salihu. /Telegrafi/