Të gjitha njoftimet

Aztech edhe me një hapje të re, shtëpia e elektronikës tani në qytetin e bukur të Prizrenit

Kompania Aztech po vazhdon të zgjerojë rrjetin e pikave të shitjes, duke u cilësuar si njëra ndër kompanitë me rrjetin më të madh të dyqaneve në rajonin e Kosovës.

Nga data 30 Tetor Aztech do të jetë pjesë edhe e Galeria Shopping Mall në Prizren.
Aztech do të ofrojë ambient të një standardi të lartë me prezencën e brendeve më të njohura si dhe staf profesional i gatshëm në çdo kohë të shërbej konsumatorin.

Aztech në Galeria Shopping Mall është ideuar në atë formë që të ofrojë një mjedis që do të zhysë konsumatorin në përvojën unike të blerjes, me mundësinë e përzgjedhjes së një shumëllojshmërie produktesh nga kategori të ndryshme nga brendet që flasin gjuhën e fundit të teknologjisë. I kuruar për të siguruar një eksperiencë evropiane të blerjes, referuar mundësive të shumta dhe ofertave befasuese dedikuar hapjes, të cilat vlejnë për datat 30 Tetor deri me 3 Nëntor me mundësi të marrjes me këste me 0% interes. Gjatë 3 ditëve ofertë do të ketë çmime promocionale në kategori si : Tv, It, teknikë e bardhë, elektroshtëpiake dhe produkte të kujdesit personal.

Prandaj ftohen të gjithë qytetarët të Mërkurën, me datë 30 Tetor, nga ora 19:00 të bashkangjiten në ahengun organizuar me rastin e hapjes së pikës së re shitëse.